Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministri Selimi dhe Ministrja Gjonaj, diskutojnë për bashkëpunimin në fuqizimin e dialogut dhe në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit e ka realizuar në Shqipëri


Selimi mëngjesin e së enjtes, është pritur në takimi nga homologia e tij, shqiptare Etilda Gjonaj, lajmin e ka bërë të ditur vetë ai më anë të një postimi në Facebook.

Kreu i drejtësisë kosovare, tha se zhvilluan një takim miqësor dhe të frytshëm në funksion të fuqizimit të dialogut mes dy ministrive tona dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit tashmë të shkëlqyer të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësis.

Gjithashtu temë e diskutimit ishte synimi për të hapur perspektiva të reja për zhvillimin e vendeve tona dhe përshpejtimin e bashkimit në familjen europiane, i cili është i domosdoshëm fuqizimi i sundimit të ligjit, si bazë e integrimit në Bashkimin Europian.

“Me synimin për të hapur perspektiva të reja për zhvillimin e vendeve tona dhe përshpejtimin e bashkimit në familjen europiane, është i domosdoshëm fuqizimi i sundimit të ligjit, si bazë e integrimit në Bashkimin Europian”, tha ai.

Comment here