Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministri Zemaj, drejtorëve të QKUK: Po tejkalohen kompetencat, s’e di me çfarë qëllime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thekson se duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, në mënyrë që qytetarët te mos kenë nevojë të marrin shërbime jashtë vendit, e që numri i tyre është enorm,


Ai sot gjatë takimit me drejtorët e klinikave të QKUK’së, tha se qëllimi i këtyre takimeve është që të jenë së bashku në këtë kohë dhe të koordinojnë aktivitetet në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë takim Zemaj ka kërkuar që të rritet produktiviteti dhe llogaridhënia në punë.

“Tash kemi hyrë në një fazë tjetër. Në atë të njohjes së virusit dhe të trajtimit të tij. Shpresoj që shërbimet do të kthehen gradualisht. Unë kam kërkuar nga drejtori i SSHKUK-së që të kemi ngritje të performancës. Ka tejkalim të kompetencave. Për çfarë qëllime bëhen këto, unë nuk e di. Do t’i trajtojmë të gjitha një nga një”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj tha se në kohën në të cilën Kosova po kalon, marrë parasysh që tash njihemi me virusin, duhet të kthehen shërbimet në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se sot do të adresohen tri tema: Menaxhimin e pandemisë, ngritja e disiplinës dhe planet e rikthimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët

Comment here