Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministria e Bujqësisë e zgjat afatin e aplikimit për grante e subvencione për bujqit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka zgjatur deri më 28 gusht 2020, afatin e aplikimit për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve.

Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej më 20 gusht 2020.

Comment here