Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministria e Shëndetësisë kundërshton policinë e Kosovës: Qytetarët s’kanë nevojë të vendosin maska në veturë

Gjatë ditës së djeshme në media u raportua se një person në Gjilan është dënuar nga policia pasi nuk ka mbajtur maskën në veturë.Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë po thonë se qytetarët nuk kanë nevojë të vendosin masat mbrojtëse në veturë.


Zëdhënësi i MSH’së, Faik Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook sot ka sqaruar se në cilat raste janë qytetarët janë të obliguar të mbajnë maskën e në cilat jo.

Sipas grafikës të cilën e ka publikuar ai, qytetarët nuk kanë nevojë të vendosin maskën kur janë në veturë me njerëz me të cilët jetojnë së bashku, apo edhe në shtëpi

“Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”. Më poshtë, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën”, thotë ai

Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin…

Posted by Faik Hoti on Tuesday, September 1, 2020

Comment here