Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministria e Shëndetësisë licencon edhe dy laboratorë për testime molekulare

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve molekulare. Njëri është në Prishtinë dhe tjetri në Lipjan


Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe tre laboratorë të cilët bëjnë teste serologjike SARS CoV2.

Laboratorët privatë për kryerje të testeve molekulare të licencuara janë një në Prishtinë dhe një në Lipjan.

Ndërsa, ato serologjike, janë një në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Suharekë.

Deri më tash, MSH ka ka licencuar mbi 100 laboratorë për analiza të COVID-19, por vetëm një prej tyre kryen analiza PCR, që llogariten më të saktat dhe të cilat kryhen vetëm edhe në Institutin e Shëndetësisë Publike. 

Comment here