Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Moti në Kosovë sërish me shi e bubullima: Mësoni kur do të rikthehen temperaturat e larta dhe dielli

Në Kosovë po mbretëron mot i ndryshueshëm, me ndryshime të temperaturave, pas rrebeshit të shiut në fillim të javës, pjesën e dytë të javës do jetë e kthjellët me temperatura edhe mbi 30C


‘Prishtina Weather’ shkruan se të mërkurën do të kemi rrebesh shiu me bubullimë. Në pjesën e dytë të javës kthjellime me temperatura edhe mbi 30C

Nesër do të mbretëroj kryesisht me vranësira. Që nga orët e mëngjesit paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
20.08

Të enjten, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Ndërsa dita e fundit e javës, të premten kryesisht me diell dhe më nxehtë.

Prej së enjtes  do të kemi sërish rritje të temperaturave. Minimalet do të lëvizin nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet 25C deri në 30C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje, e nga dita e martë me tendencë të rënies. Prej së enjtes sërish në rritje

Comment here