Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Mustafa i reagon AAK’së: Unë s’i jap udhëzime Hotit, veç konsultohem me të

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratavëe të Selim Selimit të AAK’së, për dialogun dhe rolin e tij në këtë proces, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se ai nuk i jep udhëzime kryeministrit Hoti për dialog, por vetëm konsultohet me të.

“Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.
Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar.
Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.
Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme.
Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. /

Comment here