Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Mustafa para takimit me partnerët e koalicionit: S’ka disponim për zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para takimit me partnerët e kolaicionit dhe kryeministrin Hoti që do të mbahet pasditen e sotme, deklaroi për se nuk ka disponim nga shumica për zgjedhje, pavarësisht se asaj nuk i tremben.


E javë më parë Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar edhe mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, por Mustafa thotë se mocioni është një sfidë për vetë Vetëvendosjen e jo edhe për LDK-në.

“Sa i përket iniciativës së VV për mocion, ne nuk kemi asnjë telashe të shkojmë në zgjedhje në momentin që vendos shumica. Unë nuk shoh dispononimin e shumicës për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të tjera. Prandaj mocioni bie që është sfidë për Vetëvendosjen dhe jo për LDK-në, sepse atyre iu kanë mbetur letrat në duar”, tha Mustafa.

Posti i presidentit është rikthyer sërish në skenën politike. Me t’u përmendur një qeveri gjithëpërfshirëse, partnerët e koalicionit nisën polemikat se kujt i takon pozita e të parit të vendit e kujt jo.

Mustafa për KosovaPress ka thënë se në partinë që ai udhëheq nuk është trajtuar pozita e presidentit. Veç kësaj ai tha çështja e presidentit nuk do të trajtohet derisa nuk do të sfidohen me mandatin kushtetues.

Me ç‘rast ka theksuar se nuk kanë kurrfarë kundërshtimesh e as pajtimesh me askënd rreth këtij posti.

“Në LDK nuk është trajtuar pozita e Presidentit dhe nuk do të trajtohet derisa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, prandaj edhe nuk kemi kurrfarë kundërshtimesh por as pajtimesh me askënd”, ka thënë Mustafa.

Ditë më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm për postin e presidentit.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet sot me liderët e partnerit të koalicionit qeverisës. Temë diskutimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AAK-së Ramush Haradinaj dhe kreun e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë zhvillimet e deritanishme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e radhës në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduan me partnerët e koalicionit.

Comment here