Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Nagavci: Fat që Kosova e pati Kurtin kryeministër ndonëse shkurt, dëshmoi lojën e Thaçit me territore

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se marrëveshja e djeshme në Shtëpinë e Bardhë është kryekëput në favor të Serbisë.


Ajo ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë na përfaqësoi një delegacion pa legjitimitet e pa kompetenca, persona që as vet nuk kanë ditur se çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë

Sipas saj, ishte fat i mirë që ndërmjet kishim Albin Kurtin Kryeministër, ndonëse shkurt, mjaftueshëm për të dështuar projektin e plotë për lojë me territore të Thaçit.

Postimi i plotë:

Është dashur të rrëzohej Qeveria Kurti, të largohej partia fituese e zgjedhjeve dhe të krijohej një qeveri pa legjitimitet që të arrijmë në këtë pikë.

Në Shtëpinë e Bardhë na përfaqësoi një delegacion pa legjitimitet e pa kompetenca, persona që as vet nuk kanë ditur se çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë, mjaftohen të entuziazmohen se Pres. Tramp do të jetë i pranishëm gjatë cermonisë së nënshkrimit të marrëveshjes. Na bënë pa asnjë arsye pjesë të fushates elektorale në USA duke marrë anë, duke cënuar sovranitetin tonë e duke i krijuar shumë lehtësi Serbisë në realizim të synimeve të saj

Pra kjo Qeveri koti e Presidentit Thaçi është krijuar me ndërmjetësimin e tij, për të shtyrë përpara projektet e negociuara nga ai. Nuk është hera e parë që projektet e Thaçit me Vuçiqin i finalizon me nënshkrim LDK, njëherë zt. Mustafa, e tani vartësi i tij, zt. Hoti.

Kjo marrëveshje i mundësoi Vuçiqit që pa asnjë siklet të cenojë sovranitetin e Kosovës pa dhënë asgjë, madje as simbolike.

Fat i mirë që ndërmjet kishim Albin Kurtin Kryeministër, ndonëse shkurt, mjaftueshëm për të dështuar projektin e plotë për lojë me teritore të Thaçit.

Comment here