Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Nagavci: LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë

Nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka kritikuar Qeverinë aktuale të udhëhequr nga LDK, duke thënë se kjo parti ka sjellë vendin në një situatë të rëndë.


Nagavci ka komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve të kësaj partie, konkretisht të Lutfi Hazirit, i cili edhe një herë shprehi qëndrimin e tij pro ndryshimit të kufijve.

Nagavci ka thënë se asnjë nga zyrtarët e LDK-së, nuk u përjashtua për qëndrimet e tyre të kundërta me partinë, por kjo u bë vetëm në rastin e Vjosa Osmanit.

“LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in. E kjo është jashtë normales, ashtu si gjendja në të cilën aktualisht është vendi, me betejën e humbur me pandeminë, me ekonominë e rrezikuar, me dilemat për muajt që po vinë, me pikpyetjet për sigurinë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Përjashtimet e përjashtimeve,

Një rikujtim tani kur LDK po dëshiron të lë përshtypjen se gjithçka është normale, edhe situata në të cilën na sollën.

Teuta Rugova votoi për qeverinë e PAN-it, por nuk e përjashtuan.
Lutfi Haziri, nënkryetar, rregullisht një herë në muaj del kundër qëndrimit të partisë së tij rreth kufijve, por nuk përjashtohet.
Lirie Kajtazi votoi kundër qëndrimit të partisë, kur u zgjodh Glauk Konjufca kryeparlamentar, por as atë nuk e përjashtuan.
Njësoj, nuk u përjashtua as Avdullah Hoti i cili shkilte çdo ditë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicion me LVV-në, gjersa në dhjetor-janar bisedonte me deputetë të LDK e ua kërkonte votën për një koalicion me AAK-Nisma.

E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK-së, është Vjosa Osmani.

LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in. E kjo është jashtë normales, ashtu si gjendja në të cilën aktualisht është vendi, me betejën e humbur me pandeminë, me ekonominë e rrezikuar, me dilemat për muajt që po vinë, me pikpyetjet për sigurinë.

Comment here