Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Naser Sahiti zgjedhet rektori i ri i UP-së, një profil i shkurtër i tij

Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që Naser Sahiti të zgjidhet rektori i ri.


Sahiti është profesor i Rregullt, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës

Në vitin 2016 ka qenë prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nga muaji nëntor 2013 deri në shkurt 2014 ka mbajtur pozitën e Prorektorit për Buxhet dhe Financa në UP.

Nga shkurti i vitit 2009 deri në tetor 2009 ka qenë U. D. Prodekan për çështje mësimore në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Për një kohë ka qenë anëtar i Bordit të Shkollës Verore të Komunitetit të Energjisë në Institucionin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Kurse nga viti 1990-1992 ka qenë mësimdhënës në Shkollë Profesionale në Shtime.

Comment here