Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ndryshon moti përsëri, nga kjo ditë do të bjerë përsëri shi

Deri në fundjavë përmirësim i motit, më nxehtë dhe më shumë diell. Në fundjavë temperaturat maksimale edhe mbi 30C.


20.08 – Në mëngjes më freskët, përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët. Në mbrëmje kthjellime.
21.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell.
22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.
23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
24.08 – Kryesisht me diell, pasdite priten zhvillime të vransirave me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 12C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 32C.

Era do të fryejë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Shtypja atmosferike në rritje.

Comment here