Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Në ditën e të pagjeturve Veseli kërkon Tribunal ndërkombëtar për gjenocidin serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se shteti serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar.


Ai tha se 21 vite pas përfundimit të luftës, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1647 emra.

“Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe të afërmve të viktimave është tejet e madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtroj trysni, që krimet e kryera nga Serbia të mos vazhdojnë të mbulohen, duke ikur nga përgjegjësitë minimale humane për të pranuar fajin dhe respektuar viktimat”, u shpreh Veseli.

Ai theksoi se formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm. 

Comment here