Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Në Gjakovë, 25 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 41 pacientë që po trajtohen për COVID-19.


Në raportin 24 orësh të spitalit, bëhet e ditur se 29 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 6 të tjerë do të testohen, shkruan Reporteri.net.

25 pacientë të infektuar me coronavirus, po trajtohen me oksigjenoterapi.

E nga stafi mjekësor i spitalit, 3 mjekë, 14 infermierë dhe 3 staf mbështetës janë të infektuar me coronavirus.

Comment here