Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Në Preshevë 48 raste të konfirmuara me koronavirus, shumë tjerë po e fshehin sëmundjen

Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka thënë për RTV Dukagjinin se gjendja në këtë komunë nuk është e mirë por jo alarmante sa i përket coronavirusit.


“Rreth 20 pacientë në ditë paraqiten pranë ambulancës COVID në Preshevë, ku rreth një apo dy në ditë dalin pozitiv pas testimeve. Korriku ka qenë pak më i lehtë pasi i kemi pasur rreth 300 pacientë, ndërsa në gusht deri në ditën që po flasim na janë paraqitur rreth 450 pacientë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Është shqetësuese pasi preshevarët po e fshehin sëmundjen apo po trajtohen në ambulanca private.

“Kur po vijnë në ambulancë po janë në gjendje shumë të rëndë. Në këtë muaj rreth 15 pacientë i kemi transportuar në spitalin e Nishit”.

“Ekziston frika që një preshevar të shtrihet në spitalet e Vrajës apo Nishit pasi atje nuk ka mjekë shqiptarë”.

Mjeku shqiptarë thotë se në bazë të statistikave Bujanoci është në gjendje shumë më të rëndë se Presheva sa i përket COVID-19.

“Në muajin korrik në COVID ambulancën nga Presheva janë paraqitur 300 pacientë ndërsa nga Bujanoci rreth 1,200. Pra për shtatë fish Bujanoci e ka gjendjen më të rëndë se Presheva në këtë drejtim”.

“Nga testet zyrtare të kryera në Preshevë në korrik janë regjistruar 13 pacientë të prekur me COVID-19, ndërsa në gushtë 35 raste të konfirmuara. Nuk është shifër e lartë por është shqetësuese se pacientët nuk po paraqiten në COVID ambulancën në Preshevë”, deklaroi ndër të tjera Driton Salihu.

Comment here