Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Në vend kubëzave vendosin beton në Savrovë të Suharekës: Muharremaj e “shpërbleu” me tender bashkëfshatarin e tij në kohë pandemie

Punime aspak të mira janë duke u bërë në rrugën “Haziraj” në fshatin Savrovë Suharekës. Kompania e kontraktuar nga komuna që drejtohet nga Bali Muharremaj, anash rrugës që po rregullohet ka vendosur beton në vend të kubëzave


Në kohën e pandemisë, me 28 korrik, komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Seferi CO”, për ndërtimin e rrugëve lokale “21 Prilli” dhe “Haziraj” në Savrovë.

Çmimi total i punëve në këtë kontratë ka vlerën në total prej 19.934,01 euro

FOTO 1

Kompania në fjalë e cila vie nga fshati i njëjtë i kryetarit Bali Muharremaj, pra nga fshati Gjinoc, ka filluar që katër ditë për shtrimin e rrugës “Haziraj” me kubëza. Mirëpo cilësia e punimeve që po bëhet atje lë shumë për të dëshiruar sipas banorëve.

Një banor i ka thënë Metros se punimet janë duke u bërë sa për sy e faqe dhe ato po bëhen për poena politik.

“Punimet janë katastrofale, kanë shtru beton anash kubëzave, ngjitur me anësore edhe pse ka pasur hapësirë ende për të vendosur kubëza. Mirëpo si duket kompania ka pritu me i pre ato edhe kanë marrë vendim që me i vendos beton aty. Betoni ka cilësi dobt edhe shumë shpejt ato (kubëzat) edhe mund të ç’kapen prej tij”, është shprehur për Metron një qytetar i lagjes.

Përveç saj, banorët kanë shprehur edhe shqetësimin tjetër, pasi kompania në fjalë ka dëmtuar edhe kapakat e pusetave, si dhe kanë njollosur me vaj rrugën e shtruar disa vite më parë. Më poshtë keni disa fotografi nga punimet atje, që janë dërguar nga vet qytetarët.

Comment here