Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Nga sot testimet për Covid-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se të gjithë mund të testohen për koronavirus, sepse tani ka lejuar që këtë shërbim ta japin edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.


“Gjithë qytetaret mund ta bëjnë testin serologjik në bazë të kushteve dhe kompetencave që i janë dhënë qendrave kryesore familjare. Kriteret për testim janë shkencore, pra ato që i japin profesionistët shëndetësor”, deklaroi Zemaj gjatë një konference për shtyp nga Spitali i Prizrenit.

Ai bëri me dije shpenzimet e testimeve aty janë barre e shtetit.

Ndërkaq, sa i përket masave antiCOVID, udhëheqësi i MSH-së u shpreh se si ministër funksionon në bazë të rekomandimeve që japin ekspertët shëndetësor dhe se në atë mënyrë edhe merren vendimet.

Comment here