Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ngjarjet dhe aktivitetet që do të zhvillohen sot në Kosovë

12 ngjarje dhe aktivitete janë paralajmëruar se do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave”. (Zyret e shoqatës në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 10:00)

Zbulimi i pllakës përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole. (Para Grand Hotel Prishtina, ora 11:00)

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në shënim të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, bën homazhe në Poklek të Vjetër, Drenas. (Ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në asfaltimin e Qendrës së qytetit të Gjilanit. (Te Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

Hapet ekspozita me fotografi me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole. (Para Grand Hotel Prishtina, ora 11:10)

Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe dhe vendos lule te Obelisku i personave të pagjetur. (Obelisku i personave të pagjeturve, afër Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e ngritjes së shtatores së Senatorit Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, (Lagjja Dardania), Prishtinë, ora 13:30)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’. (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, si dhe përcjellja e mesazhit, ora 13:00)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe në Krushë e Vogël , Prizren. (Ora 15:00)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, viziton Shtëpinë Muze ‘Ukshin Hoti’ , në Krushë të Madhe, Rahovec. (Ora 16:00)

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë organizon një aksion rrugor në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme. (Ora 18:00)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe dhe ndezja e flakadanëve. (Ora 19:00) /

Comment here