Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Një ditë para hapjes së shkollave Ministria e Arsimit organizon konferencë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë konferencë për media nga ora 11:00.


Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor MASh do të japë më shumë detaje rreth vijimit të mësimit në kushte të pandemisë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani si dhe drejtori iSindikatës  së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj.

Për shkak të rrethanave pandemike fillimi i mbajtjes së mësimit ishte shtyrë për 14 shtator, pas një pauze të gjatë që nga marsi për shkak të pandemisë COVID-19.

Disa muaj ishte mbajtur mësimi online, por ishte vendosur që nga shtatori të bëhet hapja e shkollave.

Comment here