Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Nuk u shihet fundi kolonave në kufi, kosovarët nisen për në bregdetin shqiptar

Çdo fundjavë publikohen pamje nga kolonat e gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Madje, jo vetëm në fundjavë, tollovi në këtë pikë kufitare po shkaktohet edhe gjatë ditëve të tjera.

Një sinjalizues ka dërguar foto në adresë të redaksisë, ku shihet se qysh në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar.

Si rrjedhojë janë shkaktuar kolona të veturave në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

E nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njoftojnë se në këtë pikë kufitare kolonat janë deri në 40 metra.

Për të hyrë duhen deri 5 minuta e për të dalë, 10 minuta.

Comment here