Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

OBSH: Epidemia është ngadalësuar në shumicën e rajoneve

Pandemia e koronavirusit po vazhdon të jetë prezente nëpër botë, por të dhënat e fundit javore të publikuara nga OBSH-ja tregojnë një ngadalësim të epidemisë në shumicën e rajoneve, veçanërisht në kontinentin amerikan.

“Më shumë se 1,7 milionë raste të reja të COVID-19 dhe 39 000 vdekje të reja u raportuan në OBSH javën e kaluar (17-23 gusht), duke përfaqësuar një ulje me 5% të rasteve dhe me 12% të vdekjeve, krahasuar me javën e kaluar (10 deri 16 gusht)”, tha organizata.

Kontinenti amerikan mbetet më i prekuri, duke përbërë gjysmën e rasteve të reja dhe 62% të vdekjeve të raportuara gjatë javës së kaluar.

Megjithatë, ky rajon është edhe rajoni ku epidemia është ngadalësuar më së shumti, me një rënie prej 11% të rasteve të reja dhe 17% të vdekjeve, pjesërisht falë transmetimit më të ngadaltë në SHBA dhe Brazil, dy vendet më të prekura në botë.

Azia Juglindore, rajoni i dytë më i prekur, ka regjistruar një rritje prej 4% të rasteve të reja dhe vdekjeve gjatë javës së kaluar, ku India vazhdon të jetë vendi më i prekur në këtë rajon të OBSH-së, me 455 000 raste të reja të regjistruara javën e kaluar.

Në Europë, ku numri i rasteve të reja është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë javëve të fundit, ritmi është ngadalësuar pak në + 1% javën e kaluar, sipas të dhënave të OBSH, ndërsa numri i vdekjeve të reja vazhdon të ngadalësohet, me -12%, edhe pse jo të gjitha vendet europiane.

Comment here