Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

OBSH nxjerr udhëzime të reja: Fëmijët mbi 12 vjeç të mbajnë maska si të rriturit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar që fëmijët mbi 12 vjeç të mbajnë maska në ambientet publike. 


OBSH në përpjekje për të përmirësuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, u ka rekomanduar fëmijëve mbi 12 vjeç të mbajnë maska në ambientet publike njëjtë si të rriturit.

Ky udhëzim vlen në veçanti kur ata nuk mund ta kenë të mundur mbajtjen e distancës për të paktën një metër nga të tjerët, shpjegon agjencia shëndetësore e OKB në udhëzimet e reja të krijuara në bashkëpunim me Unicef

Rastet e infektimeve me Covid-19 në të gjithë botën po pësojnë një rritje të ndjeshme dhe të gjitha shtetet po rishikojnë edhe njëherë masat parandaluese.

Comment here