Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Oda e Hotelierëve paralajmëron hapjen e sallave të dasmave

Në takimet e rregullta me përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës (OHTK) nga rajonet e Kosovës në udhëheqjen e kryetarit Hysen Sogojeva, u informuan se, sipas dorëzimit të manualit për COVID- 19 dhe zvogëlimit të numrit të të infektuarve, në javën tjetër pritet të hiqen masat e kufizuara për bizneset hoteliere dhe turistike.

Po ashtu, OHTK paralajmëron se edhe hapësirat më të mëdha, siç janë sallat e dasmave, do të hapen, por natyrisht duke iu përmbajt strikt rregullave të parapara nga manuali, që është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës.

Comment here