Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

OHTH kërkesë Qeverisë së Kosovës: Të hapen sallat e dasmave ose marrim masa të tjera

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që t’i heq kufizimet ndaj bizneseve, madje kanë kërkuar edhe hapjen e sallave të dasmave


Përmes një komunikate për media, ata thonë se është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktar.

OHTK gjithashtu kërkon që të hapen ambientet e mbyllura madje  dhe sallat e dasmave.

“Numri i madh i gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoratit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi”.

“OHKT-ja përkrah poashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i lirojë nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në komunikatë.

OHTK në fund thekson se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa tjera.

Comment here