Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Osmani ia kujton Mustafës e Hotit ‘Mini-Schengenin e Jugosllavisë’: Nuk arritët t’i bënit ato që premtuat

Kryetarja e Kuvendit  të Kosovës dhe njëkohësisht aëtare e LDK’së ka kritikuar delegaconin e Kosovës që nëshkrujati dje marrëveshjet ekonomike me Serbinë, duke i quajtur të dëmshme dhe se nuk mbajtën fjalën për ato që premtonin më herët se do të kërkonin nga shteti serb.


Osmani me këtë rast e ka përshendetur edhe njohjen nga Izareli, duke mos lënë anash kritikat ndaj koegëve të saj partiak, dhe duke ua kujtuar mini-Schengenin, që siç e quante Isa Mustafa dikur,  ‘mini-Schengeni Jugoslllavë.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, shkroi Osmani në Faebook

Ky është reagimi i plotë i Osmanit:

Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:
– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë

– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës

Comment here