Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Osmani: S’mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa e ditur ku janë të pagjeturit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar të pagjeturit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Më këtë rast, Osmani është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, teksa nuk dihet për fatin e të pagjeturve, të cilët thotë se Serbia i mori dhunshëm.

Më tej, kryekuvendarja shton se marrëveshja duket e pamundshme dhe anakronike pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb.

“Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Comment here