Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pacolli: Beogradi të detyrohet të merret me të kaluarën, ose rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe sipas tij, rrezikohet një rishkrim i historisë së Kosovës.


Ai ka shtuar se mos-ndëshkueshmëria ndaj Serbisë duhet të përfundojë, por edhe sistemikosovar i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.

“Dokumentet e publikuara nga RTK për fatin e Prof. Ukshin Hotit janë të tmerrshme dhe tregojnë një krim të orkestruar nga Beogradi. Prokuroria e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime dhe të sjellin para drejtësisë autorët e krimit të kryer kundër Ukshin Hotit dhe mijëra krimeve të tjera”.

“Mos-ndëshkueshmeria ndaj Serbisë duhet të përfundojë por edhe sistemi jonë i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës”.

“Para një viti ne i sollëm mijëra faqe dëshmi dhe prova për krimet serbe, Prokurorisë speciale, dhe shpresojmë që çdo faqe të merret në konsideratë”.

“Nga ana tjetër Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës”.

Comment here