Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pacolli i shkruan Clintonit, ia uron ditëlindjen e 74-të

Kreu i AKR-së, ka uruar ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton, në ditëlindjen e tij të 74-të.


Pacoolli ka thënë se Clintonit ia ka përcjellë urimet më të ngrohta në ditëlindjen e tij, duke i shprehur edhe një herë mirënjohjen për kontributin e tij për Kosovën.

“Sot, unë i dërgova urimet e mia më të ngrohta Presidentit Bill Klinton në ditëlindjen e 74-të të tij. Unë shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe respektin për përpjekjet e tij për Kosovën. Presidenti Klinton është dhe do të mbetet përgjithmonë një simbol i paqes në vendin tonë”, shkruan ai.

Comment here