Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

“Paga minimale 130 euro është marre, diskriminim dhe skallvërim”

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësi lidhur me situatën që gjendet sektori privat, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka theksuar se janë bërë keqpërdorime të pakos emergjente për pagesat 170 euro të punëtorëve.

“Janë bërë keqpërdorime në shpërndarjen e mjeteve. Janë bërë gabime në aplikim nga punëtorët. Ne kërkojmë që të gjithë punëtorët teknik nëpër spitale të hyjnë ne pakon e kompensimit për 300 euro sepse përndryshe do të fillojmë me protesta ose do ta bllokojmë totalisht punën”, ka thënë Azemi.

Gjithashtu, sindikata ka kërkuar nga Qeveria rritjen e menjëhershme të pagës minimale në Kosovë.

“Sindikata për një kohë të shkurtër dëshiron që paga minimale të ngritet në 350 euro sipas kalkulimeve që i kemi bërë. Nëse ekziston një qeveri është marre që paga minimale të jetë 130-170 euro. Është diskriminim dhe skllavërim”, ka shtuar kryetari i Sindikatës.

Comment here