Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pak para takimit, Grenell: Le ta lëmë mënjanë politikën, populli i Kosovës dhe Serbisë meriton më mirë

I dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pak para takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë.


Grenell ka shkruar se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të kirjuar një ekonomi të gjallë.

Emisari Grenell ka bërë thirrje që politika duhet të lihet anash dhe të mendohet për të rinjtë që duan një karrierë,  një punë të mirë dhe një lidhje më të mirë me Perëndimin.

Populli i Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim ekonomik dhe shansin të krijojnë një ekonomi të gjallërishme. Sot jam i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar. Dhe, do të mundohem fort për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën”, ka shkruar në Twitter emisari Grenell.


Kujtojmë se Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë, nikoqir të takimit përpos Grenell do të jetë edhe Këshilltari për Siguri të SHBA’së, Robert O’Brien, i cili ka shkruar dje se mezi pret të takojë liderët e dy vendeve.

Është raportuar se në këtë takim mund të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve ekonomike të mëdha dhe se shumë lehtë i pranishëm mund të jetë edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump.

Comment here