Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Palestinezët kritikojnë Trumpin që ka shtyrë Kosovën dhe Serbinë për të vendosur ambasadat e tyre në Jeruzalem

Autoritetet palestineze kritikuan presindentin amerikan, Donald Trump duke e akuzuar atë për orkestimin e vendimit nga Kosova dhe Serbia që te vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem për të pëembushur “ambiciet e tij elektorale”.


Presidenti amerikan tha se Kosova, vend me shumicë myslimane do të njoh Izraelin dhe kjo është pjesë e një ndryshimi në sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme dhe ka premtuar se më shumë vende islamike do ta bëjnë këtë së shpejti.

Diplomati dhe negociatori palestinez Saeb Erekat reagoi me zemërim ndaj këtij lajmi.

“Administrata Trump tregoi edhe një herë angazhimin e tyre të plotë në shkeljen e ligjit ndërkombëtar, rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe mohimin e të drejtave Palestineze duke inkurajuar kombet të njohin në mënyrë të paligjshme Jeruzalemin e aneksuar si kryeqytet të Izraelit”, shkroi Erakat në Tëitter.

“Palestina ëahtë bërë viktimë e ambicieve elektorale të Presidentit Trump, ekipi i të cilit do të ndërmarrë cdo veprim, pa marrë parasysh sa shkatërruese për paqen dhe rendin botëror janë ato, vetëm për të arritur rizgjedhjen e tij”, akuzoi Erakat.

Erakat duket se do tu bëjë thirrje Lidhjes Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik për të sanksionuar Kosovën dhe Serbinë, duke u bërë thirrje për “masa konkrete kundër atyre që inkurajojnë krime dhe dhunë kundër tokës dhe popullit të Palëstinës”

Comment here