Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Zona me presion të lartë me shtrirje nga Afrika veriore, përgjatë rajonit tonë deri në Europën lindore do të favorizojnë kthjellime, më shumë diell dhe mot më të nxehtë.


Depërtimi i rrymave të nxehta nga Afrika veriore do të rris gradualisht temperaturat, në fundjavë maksimalet edhe mbi 30C.

Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta

21.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell.
22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.
23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
24.08 – Kryesisht me diell, pasdite priten zhvillime të vransirave me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 12C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 32C.

Era do të fryejë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-10m/s. Shtypja atmosferike në rritje.

Comment here