Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Parashikimi i motit për sot, vranësira e reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme të cilat do të mundësojnë reshje lokale shiu.

IHK njofton se të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët, ndërsa nga dita e enjte parashihen reshje.

Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius

Comment here