Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pas dy javësh në vetizolim, Hoti kthehet në punë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer në punë pas dy javësh në izolim. 


Hoti ka thënë se është shëruar plotësisht dhe u është kthyer detyrave të tij si kryeministër, shkruan Reporteri.

Ai është shprehur se Qeveria që drejton është e vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjnë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojnë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Hoti ka kërkuar edhe më tutje kujdes të shtuar nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar.

Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia

Comment here