Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pas marrëveshjes, Thaçi në këtë mënyrë falënderon edhe njëherë SHBA’në

Presidenti i Kosovës ka shprehur një tjetër falënderim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Disa orë pasi falënderoi SHBA-të për mbështetjen e dhënë në marrëveshjen e arritur në mes Kosovës e Serbisë, presidenti Thaçi ka shkrehur një tjetër falënderim sot.

“Faleminderit Amerikë”, thuhet në postimin e Thaçit bërë në rrjetin sociale, i cili dukët që do të qëndrojë aty për një kohë më të gjatë.

Gjatë ditës së djeshme, në një paraqitje të tij, Thaçi ka shprehur konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Comment here