Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pasi kritikoi ashpër Hotin e Hysenin, Haradinaj sot mbledh partinë: A do të vendoset për fatin e koalicionit?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbledh kryesin e ngushtë të partisë.


Këtë e ka konfirmuar vet lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, mbrëmë në TV Dukagjini, ndërsa ka shprehur hapur pakënaqësinë me mënyrën si po dialogon kryeministri Avdullah Hoti me Serbinë.

Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa, duke paralajmëruar në një mënyrë edhe largimin nga Qeveria.

“Mund të vlerësojmë një ditë që nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi mbrëmë se Hoti e koordinator për dialog Skender Hyseni po sillen me vetkënaqësi të tepruar dhe se sjellja e tyre është rrezik për Kosovën.

“Mendoj se kryeministri Hoti dhe zoti Hyseni janë ka sillen me një komoditet të tepruar. Vetëkënaqësi të tepruar. Ata janë ka sillen me një vetëkënaqësi që nuk e di ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshojnë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën…Sigurisht se po sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Hoti edhe për lënien jashtë në takimin e mbrëmshëm në Bruksel të ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, dhe duke marrë brenda takimit Hysenit.

Comment here