Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

PDK dhe VV e akuzojnë Hotin se hoqi dorë nga shtetësia e Kosovës

Dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po akuzojnë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për suspendim të shtetësisë të Kosovës dhe heqje dorë nga politika e jashtme e saj

Vendim të dëmshëm po e quajnë moratoriumin në vjeçar të Kosovës për mos aplikim në organizata ndërkombëtare, marrëveshje kjo që u nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë.

Zëdhënësi i VV’së, Përparim Kryeziu po e quan këtë vendim si suspendim të shtetësisë dhe mos njohje ndaj vetës në mënyrë vullnetare.

“Moratoriumi është suspendim i shtetësisë për një vit. Efektivisht çka ka thënë Kosova përmes kësaj marrëveshje është se për një vit shtetësia ime dhe elemente përbërëse të shtetësisë sime janë të pamjaftueshme që organizatat të pranojnë si palë të barabartë. Është suspendim i shtetësie dhe mos njohje ndaj vetës në mënyrë të vullnetshme. Atëherë si mund të ketë mundësi që një subjekt tjetër në të ardhmen mund të njeh Kosovës”, tha Kryeziu për KP.

Në anën tjetër, zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi, thotë se ky është një veprim i palogjikshëm i kryeministrit Hoti dhe shumë i dëmshëm që të hiqet dora nga diplomacia e jashtme.

“Është shumë e dëmshme, pasi për neve është e paqartë pse Kosova ka hequr dorë nga politika e jashtme. Cila është arsyeja, për neve është e palogjikshme pse kryeministri i një vendi të hekë dorë nga politika e jashtme sidomos kur është çështja e njohjes edhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha Bytyçi.

Comment here