Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

PDK: Mocioni i Vetëvendosjes jo serioz, s’është koha për zgjedhje

Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja nuk do të kërkojë zgjedhje të reja gjatë pandemisë, për shkak të situatës me rritjen e të prekurve me COVID-19, porse me rënien e numrit do të angazhohet për këtë.


“PDK-ja e ka thënë që për ne është shumë i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sapo të ketë rënie të nivelit të infeksionit në Kosovë, ne do të angazhohemi që të ketë sa më parë zgjedhje për ta kthyer legjitimitetin te qytetari i Kosovës”, tha ajo

Deliu – Kodra përjashton çdo mundësi për zgjedhje në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

“E kemi thënë se në fazë të pandemisë nuk do të kërkojmë zgjedhje. Kemi votuar edhe rishikimin e buxhetit, pikërisht për të forcuar përkrahjen tonë si parti opozitare për të mos bllokuar këtë proces, sepse Kosova gjendet në një fazë të rëndë dhe qytetarët nuk e meritojnë”, deklaroi ajo në KTV.

e ka quajtur joserioz mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka treguar edhe pse nuk i kanë dhënë nënshkrimet

“Ne nuk i kemi dhënë nënshkrimet tona as në kohën kur është bërë mocioni nga LDK-ja për ta rrëzuar Qeverinë Kurti dhe nuk jemi bërë as hisedarë të nënshkrimeve aktualisht kur kemi një iniciativë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Sipas saj nuk është momentumi i duhur për ta bërë një nismë të tillë

“Konsiderojmë që nuk është një iniciativë serioze sepse momentumi nuk është i duhur dhe përderisa iu mungojnë 40 nënshkrime që mocioni të ketë ligjshmërinë e tij për t’u sjellë në Kuvend atëherë s’do mend që ka shumë paqartësi në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje pa një dakordësi ndërmjet forcave opozitare në Kuvend ta bëjë një mocion të tillë”, ka thënë Deliu – Kodra.

Comment here