Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Përfundon takimi në Bruksel: Hoti e konfirmon se janë përfaruar qëndrimet për marrëveshje finale

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, cilëson se është bërë progress në draftimin e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij kjo duhet të ligjërisht e obligueshme.


Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vucic, në Bruksel, tha se asgjë nuk do dakordohet para marrëvehjes finale, e cila sjell marrëveshjen finale që sjell njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Në përputhje me zotimet që kemi marrë nga Samiti i Parisit para kancelares Merkel dhe presidentit Macron, për të hyrë në proces të dialogut, sot është mbajtur takimi i dytë i nivelit të lartë me palën serbe për të punuar për marrëveshjen finale, të përgjithshme, ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, që duhet të dërgojë te njohja reciproke. Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, që jemi të gatshëm të lëvizim para. Dëshiroj të falënderoj zotin Borrell e zotin Lajçak dhe punën e dy ekipeve tona në përafrimin e qëndrimeve. Unë me kënaqësi e them që është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Do të vazhdojmë në takime tjera me tema tjera që duhet të adresohen, çdo që e diskutojmë është pjesë e marrëveshjes finale duke vlejtur gjithmonë parimi që ne nuk dakordohemi asgjë, derisa nuk dakordohemi për marrëveshjen finale”, ka thënë Hoti para gazetarëve në Bruksel.

Hoti është pyetur edhe për reagimin e BE’së lidhur me hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Kryeministri tha se kjo çështje nuk është diskutuar, edhe pse BE sot tha se kjo gjë është në kundërshtim me qëndrimet e saj.

“Kjo temë nuk ka qenë çështje e këtij takimi. Perspektiva jonë është Evropiane, Evropë integruese. Nuk kemi rrugë tjetër, duhet të punojmë shumë me BE-në. Marrëveshja që është arritur në Ëashington dhe njohja që është marrë nga Izraeli është hap i rëndësishëm i konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare. Do t’i përputhim. Do të punojmë bashkë. Po punojmë bashkë edhe me BE-në edhe SHBA-në për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës. Kemi marrë obligim dhe do të lëvizim në atë drejtim”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera, Hoti ka folur edhe për pozitën e Kosovës mes SHBA dhe BE’së, duke thënë se vendi ynë nuk është ‘’vegël’’ në këtë rast.

“Absolutisht jo. Çështja e Kosovës është ndarë. Në takimin me Lajçakun dhe Palmerin më është thënë se ekziston koordinim jo i ngushtë, por i plotë për procesin e dialogut mes të BE-së dhe SHBA-së. Kemi marrëveshjen në Washington për normalizim të pjesës ekonomike me disa elemente politike. Takimi i sotëm, progresi që është bërë, neve na afron më afër marrëveshjes finale për njohje reciproke”, ka shtuar ai./

Comment here