Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Përmes një fotografie Thaçi falënderon edhe njëherë Amerikën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka falënderuar edhe një herë Amerikën, pas marrëveshjes së djeshme ekonomike që Kosova dhe Serbia nënshkruan me Shtetet e Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.


Ndryshe nga dje që falënderimin për SHBA-në e bëri me statuse në Facebook dhe Twitter, Thaçi sot ka zgjedhur që një gjë të tillë ta bëjë me një fotografi ku shihen flamuri i SHBA-së dhe i Kosovës e mbi të cilët shkruan “Faleminderit Amerikë”.

Madje, këtë fotografi i pari i vendit e ka vendosur në ballinë të llogarisë së tij zyrtare në Facebook.

Comment here