Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Pezullohen shërbimet për vula apostile në Mitrovicë, dyshohet se ka të infektuar me coronavirus

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile në Mitrovicë.


Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile

“Qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim”, thuhet në njoftim.

Comment here