Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Presidenti dekreton Ligjin për Pandeminë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka bërë sot dekretimin e tri ligjeve.


Ndër to, Thaçi ka njoftuar se është edhe Ligji për Pandeminë.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare”, ka bërë të ditur Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shkruar ai.

Kuvendi i Kosovës të premten, ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i cili ishte i propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Comment here