Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Presidenti Trump do të nënshkruajë marrëveshje të ndara me Kosovën e Serbinë

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni, Gazetari Leonard Kërquku që është duke raportuar direkt për zhvillimet para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë detaje lidhur me atë se çka do të nënshkruajnë dy shtetet.


Gazeta Express dhe T7 raporton nga Shtetet e Bashkuara se Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje të ndara me Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëveshja do të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe SHBA’së, kryeministri Hoti dhe presidenti Trump do ta nënshkruajnë marrëveshjen për Kosovën”, ka thënë Kërquku.

Ai ka deklaruar se sa i përket çështjes së Liqenit të Ujmanit, edhe për këtë temë do të ketë marrëveshje të ndarë të Kosovës me Uashingtonin.

“Aleanca ka proklamu që marrëveshja do të jetë trepalëshe për Ujmanin, kjo nuk është e vërtetë, marrëveshja do të jetë mes Kosovës dhe SHBA’së që i bie që për këtë temë do të ketë një fizibilitet. Nëse lexohet me kujdes deklarata e Haradinajt shihet se ka një zmbrapsje prej qëndrimit. Haradinaj ka kohë që po e sulmon Qeverinë me ambiciet për postin e presidentit”, ka thënë ai, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 13 miliardë dollarë investime.

”Kosovën do ta njeh një shtet i fuqishëm i globit, kjo do të jetë pjesë e një dhurate që SHBA do të ja bëjnë Kosovës. Është një njohje që do ta i vjen Kosovës dhuratë”, ka thënë Kërquku.

“Marrëveshja që do të bëhet sot do ta pasoj edhe një vizitë që do ta marrë Kosova pas 45 ditësh”.

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni për Gazetën Express dhe T7 ka folur edhe analisti Imer Mushkolaj.

Ai thotë se kjo marrëveshje lë jashtë dy ekstremet, njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin me territore.

“Marrëveshja nuk është zyrtare ende po priten të nënshkruhet brenda një kornize që i përjashton dy ekstremet, që të mos ketë njohje eksplicite dhe ekstremin e Kosovës që është ndarja e Kosovës. Janë marrëveshje të mira për të dyja vendet. Është çështje e kredibiliteti të përfaqësuesve që janë në Uashington. Marrëveshjet do të nënshkruhen me presidentin Trump”

“Kjo nuk është një marrëveshje që është planifiku tash, por, po ndodh tash në shtator, është e logjikshme që të përdoret edhe për fushatë zgjedhore. Kosova dhe Serbia duhet të shohin cilat janë interesat e veta e jo nëse presidenti Trump po e përdor për fushatë”, ka thënë Mushkolaj.

Comment here