Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Prishtina me më së shumti raste të reja, kjo është situata në qytetet e tjera

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 71 raste me koronavirus, ndërsa komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë ajo e Prishtinës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 71 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 14 mijë e 637 numrin e përgjithshëm të të infektuarve,

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë./gazetametro.net

Comment here