Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Prishtina sërish më së shumti të infektuar, në komunat tjera bie numri i rasteve

Shtatë persona kanë humbur betejën me Covid-19 dhe 69 raste të reja të infektimeve janë konfirmuar sot në vendin tonë.


Numri me i madh i rasteve janë paraqitur në komunën e Prishtinë, ndërsa në komunat tjera vërehet rënie e rasteve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Comment here