Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Probleme me oksigjen në Mjekimin Intensiv, 50% e respiratorëve nuk shfrytëzohen

Klinika e Mjekimit Intensiv Qendror është inauguruar rreth dy vjet me parë. Në njësinë ku ishte thënë se është investuar rreth 2 milionë euro, në përmallje me COVID-19 janë shfaqur probleme.


Në këtë klinikë janë 27 respiratorë, por më shumë se 50 për qind e tyre nuk shfrytëzohen. Kjo për shkak se bie presioni i oksigjenit.

KTV raporton se për këtë çështje është bërë një ekspertizë, e cila deklarativisht e thotë që në këtë klinikë nuk mund të trajtohen me shumë se 13 pacientë në të njëjtën kohë me respiratorë.

Megjithatë, drejtori i Shërbimit Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Por Nehat Baftiu, shef i anesteziologjisë, ka konfirmuar problemet në këtë njësi.

“Është iniciuar një analizë dhe aty ka dalë që vetëm për 13 respiratorë, i duron sistemi i oksigjenimit. Pra, pjesa tjetër nuk mund të shfrytëzohet”.

Në klinikën e cila është investim i TIKAS, vlera e se cilës ishte thënë se është rreth 2 milionë euro, pas dy vjetësh do të bëhet sërish investim për ta zgjidhur këtë problem.

“Brenda dy javësh do të këtë ndërhyrje në sistemin e oksigjenit për t’u rregulluar kjo çështje. Ne besojmë që ajo nuk do të jetë zgjidhje e përkohshme, por afatgjate”, ka thënë ai.

Në majin e vitit 2018, kjo klinikë është inauguruar. Në inaugurim pati marrë pjesë edhe ish-ministri, Uran Ismaili.

Atëkohë ishte thënë se kjo njësi ishte një nga më modernet në sistemin publik shëndetësor.

Por fillimi i punës, ishte bërë pa pranim teknik.

Ministria e Shëndetësisë e Turqinë ishte dakorduar në vitin 2013 për këtë investim. Atëkohë ministër ishte Ferid Agani.

Comment here