Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

PSD-ja aksion simbolik para Qeverisë, përmendin monopolin e Blerim Devollit për testet Covid

Partia Social Demokrate, ka mbajtur sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.


Në fokus të këtij aksioni ka qenë testimi për Covid-19 në laboratorin i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, e ku testi molekular kushton 200 euro

Sipas PSD-së, Licenca monopol për Blerim Devollin është privatizim i shërbimeve mjekësore që iu takojnë qytetarëve, shkruan Raeporteri.

PSD ka kritikuar Qeverinë për numrin e e vogël të testimeve, duke thënë se qysh prej fillimit të pandemisë, numri i testimeve ka mbetur i njëjtë.

Reagimi i plotë: 

Në Kosovë, pronarët e kapitalit të madh janë të krijuar nga grabitja e burimeve natyrore dhe ndërmarrjeve publike, por edhe nga abstenimi i shtetit si shërbyes i nevojave bazike të qytetarëve. Gjersa doktrina e mosndërhyrjes së shtetit vazhdon si diskurs, secila ngjarje na e provon se pronarët e mëdhenj në Kosovë i ka krijuar vetë shteti. Diku duke privatizuar ndërmarrje e pasuri, diku duke privatizuar shërbime, e diku përmes tenderëve.

Përgjigja e shumë shteteve në kohë pandemie është investim në institucionet publike e forcim i tyre, bashkë me ndihmë për të margjinalizuarit që më së shumti dëmtohen nga pandemia. Qeveria e Kosovës kryesisht s’ka bërë asgjë në këtë drejtim, mos të harrojmë nuk e kemi ende një plan për rimëkëmbje ekonomike. E kur bën diçka, e bën të kundërtën e kësaj.

Licenca monopol për Blerim Devollin është privatizim i shërbimeve mjekësore që iu takojnë qytetarëve. Pasi janë braktisur nga shteti, qytetarët jane bërë klientë, pra shëndeti i tyre është burim fitimi për më të kamurit e kësaj shoqërie

Institucionet që mendojnë për shëndetin publik do të duhej të fokusosheshin në rritjen e kapaciteteve të testimit. Ç’prej fillimit të vitit kur ka rënë pandemia, numri i testimeve ka mbetur i njëjtë. Kjo është ngathtësi dhe paaftësi, tash edhe abuzim.

Në Kosovë, pronarët e kapitalit të madh janë të krijuar nga grabitja e burimeve natyrore dhe ndërmarrjeve publike, por…

Posted by PSD on Wednesday, September 2, 2020

Comment here