Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Qendra e Studentëve ka një njoftim të rëndësishëm rreth depozitave

Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët të cilët nuk i’u janë kthyer ende mjetet e depozitës, se kanë afat që t’i dërgojnë të dhënat nga 8 shtatori deri më 20 shtator.


Përmes një postimi në faqen zyrtare, QS’ja ka bërë me dije se studentët duhet të dërgojnë letërnjoftimin në të dy anët dhe kartelën bankare personale me numër të xhirollogarisë aktive.

“Qendra e Studentëve njofton studentët banues në konvikte për vitin akademik 2019/2020 të cilët nuk i’u janë kthyer mjetet e depozitës për arsye të ndryshme në afatin e parë. Afati për dërgimin e të dhënave fillon nga data : 08.09.2020 dhe përfundon me 20.09.2020”, thuhet në njoftim

Njoftim për kthim të depozitës Qendra e Studentëve njofton studentët banues në konvikte për vitin akademik 2019/2020…

Posted by Qendra e Studenteve-Prishtine on Monday, September 7, 2020

Comment here