Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Qyetarët mbesin pa letërnjoftime, MPB nuk e di kur do ta zgjidh këtë problem

Ka disa ditë që qytetarët të cilët duan ta nxjerrin letërnjoftimin qoftë për herë të parë, apo atyre që ju ka humbur, por nuk mund ta bëjnë këtë.


Arsyeja është se nuk ka material për letërnjoftime dhe nuk janë kyerer procedurat për shkak të pandemisë

Për më keq, MPB nuk e di se kur do ta zgjidh këtë problem që qytetarët të kenë mundësi të pajisen me letërnjoftime.

Rokasana Qarri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka thënë se për kryerjen ose marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur me kohë të duhur të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime. Si pasojë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, fatkeqësisht nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë”, ka thënë Qarri për Reporteri.net.

Ajo thotë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Deri atëherë MPB thekson se për kryerjen ose marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, ka deklaruar Qarri.

Por ajo nuk ka mundur të japë një përgjigje se deri kur do të ballafaqohen qytetarët me mungesë leternjoftimesh dhe pse në procedura të shpejta po lëshohen letërnjoftime, por jo në procedura normale.

Comment here