Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Rama mbledh OSBE-në për Bjellorusinë, i dërgon letër Lukashenkos për ndërmjetësim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të mbledh Këshillin Special të OSBE posaçërisht për krizën në Bjellorusi.
Rama ndërkohë zbulon për TCH se ftesës së tij për ndërmjetësim të dialogut, Presidenti bjellorus Lukashenko i është përgjigjur me heshtje.

Sipas tij, nisma që ka iniciuar tashmë mbështetet nga shumë vende po ashtu edhe nga Rusia, por kjo ka rezervat e saj.

Po ashtu Rama thotë se nuk ka asnjë kontakt me opozitën bjelloruse dhe konfirmon se OSBE do të hyjë në Bjellorusi vetëm kur kjo e fundit të japë aprovimin.

“Nuk bëhet fjalë për të negociuar krizë, por për krijimin e një mundësie komunikimi mes palëve, që po shkojnë në një konfrontim me pasoja të mëdha me të gjitha palët. Nuk bëhet fjalë për një punë individuale, por me një punë që lidhet me një organizatë të tërë dhe me një grup të madh njerëzish. Unë mendoj që kjo është gjëja e duhur dhe më vjen mirë që iniciativa jonë që ishte në një moment të vështirë dhe kaotik, mori kaq shumë vëmendje dhe ka marrë mbështetje të plotë në të gjitha nivelet. Nuk është refuzuar por mbështet edhe me një rezervë nga Rusia”.

“Nuk kemi përgjigje. Po të kishim do kishim shkuar në Minsk, por kjo është detyra e OSBE dhe puna. Durimi është pjesë e rëndësishme e kësaj detyre”.

“Jo se kemi preferuar të mbajmë një pozicion krejtësisht të baraslarguar nga të dy palët. Arsye pse dërguam letrën është se për të shkuar në Minsk duhet një aprovim dhe nuk mund të shkohet pa të. Vetëm nëse bëjmë selfie në protestë. Dhe jo nuk është puna ime dhe detyra ime. Jemi për të lehtësuar komunikimi me kushtet e krijuara. Kjo i takon popullit dhe autoriteteve Bjelloruse. Të dy palëve dhe nuk i takon OSBE apo kushdo qoftë që të zgjidhje. Por Bjellorusia është anëtare dhe është instrumenti i duhur nëse pranojnë këtë ofertë”, tha Rama

Comment here